KOSTUM SPORTIV I ZI

€30.00

Për një pamje moderne, të pastër dhe gjithmonë në trend, ky set trening në ngjyrë të zezë është zgjedhja perfekte për çdo sezon. Dizajnuar për rehati maksimale dhe stil minimalist, ky set përbëhet nga një bluzë me kapuç dhe zinxhir gjysmë-zip, si dhe pantallona të gjera që ofrojnë liri totale lëvizjeje dhe një pamje urbane të sofistikuar.Bluzja me kapuç vjen me një dizajn praktik, xhepa të mëdhenj dhe lidhëse elegante, duke e bërë ideale për ditët kur dëshironi të ndiheni komode, por pa lënë mënjanë stilin. Pantallonat e gjera ofrojnë një qëndrim “relaxed fit” duke e bërë këtë set perfekt si për dalje të përditshme, ashtu edhe për udhëtime apo momente pushimi.Materiali i butë dhe cilësor siguron ngrohtësi dhe rehati, ndërsa ngjyra klasike e zezë e bën shumë të lehtë kombinimin me atlete, çanta statement apo aksesorë minimalistë. Ky set është ideal për të krijuar një pamje sportive-chic që përshtatet në çdo rast – nga shëtitjet në qytet, udhëtimet e shkurtra, deri te kafenetë me miqtë.