KOSTUM ZI I PERZJER ME XHINS S6K10251
Ky kostum dy-pjesësh urban është kombinimi perfekt i stilit sportiv dhe elegancës casual, i menduar për femrat që kërkojnë rehati pa hequr dorë nga moda. Me një dizajn dinamik dhe elemente kontrasti, ai sjell një pamje të freskët dhe bashkëkohore që bie në sy në çdo dalje.Xhaketa me prerje të lirshme përmban xhepa të mëdhenj në ngjyrë denim blu, të theksuar me kapëse metalike dhe zinxhir dekorativ në pjesën e përparme, duke krijuar një efekt modern dhe të pazakontë. Detajet në jakë dhe në mansheta, në të njëjtën ngjyrë denim, i japin një dimension trendy dhe të rafinuar këtij dizajni unik.Pantallonat kanë një prerje të drejtë e të rehatshme, me bel elastik që përshtatet në mënyrë perfekte duke siguruar liri lëvizjeje gjatë gjithë ditës. Kombinimi i materialit të butë e cilësor me detajet denim sjell një përzierje harmonike mes look-ut sportiv dhe stilit urban chic.