KOSTUM SERIOZ ME KOPSA GOLD BEZHE 111213
Ky kostum bezhë dy pjesësh është një kombinim perfekt i finesës, minimalizmit dhe elegancës moderne. Ngjyra neutrale e tij reflekton sofistikim dhe ofron mundësi pafund për kombinime, duke e bërë një zgjedhje ideale si për ditën ashtu edhe për mbrëmjen.Xhaketa është e punuar me një prerje të rregullt dhe elegante, e ngushtuar lehtësisht në bel për të krijuar një siluetë të rafinuar dhe femërore. Mbyllet me një kopëse dekorative ngjyrë ari, e cila shton një prekje luksi dhe e dallon nga xhaketat klasike. Në mëngë, detajet me kopsa e pasurojnë pamjen dhe i japin një nuancë të veçantë sofistikimi.
Pantallonat janë të gjata, me prerje klasike e të drejtë, duke krijuar një efekt zgjatës për këmbët dhe një pamje elegante e moderne në të njëjtën kohë.